Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Milot – Fushë Krujë  rreth orës 21:47, ku viktimë ka mbetur një këmbësor.

“Mjeti me targa AA 737 NJ ka përplasur këmbësorin F.A. 25 vjeç, banues në Malbardhë – Kurbin, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit shtetasi N.B. 32 vjeç, banues në Tiranë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.