Një 56-vjeçar, shtetasi me incialet A.G. ka humbur jetën në terminalin e aeroportit "Nënë Tereza".
56-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe ka vdekur për shkak të një ataku kardiak.
Policia ka ardhur në vendngjarje teksa pritet rezultati i ekspertizës mjeko- ligjore. 56 vjeçari ishte banues në Itali.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 09.04.2017, rreth orës 06:30, në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza”, në ambientet e tranzitit, ka vdekur shtetasi A.G, vjeç 56, banues në Itali.
Nga këqyrja e kufomës dyshohet se shkaku i vdekjes është një atak kardiak. Pritet akti ekspertizës mjeko-ligjore.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.





