Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin plagosjes me thikë të një shtetaseje 34- vjeçare. Ngjarja ndodhi më 06.04.2017, kur M.Spahiu, tentoi të vrasë me thikë S.V. në hyrjen e një pallati.

“ M.Spahiu 33 vjeç, banues në Durrës,, më datë 06.04.2017, rreth orës 21:50, në lagjen numër 17, Durrës për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup shtetasen S.V. 34 vjeçe”,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja aspo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.