Sherr i madh në një familje në Durrës, kunati rrihet me kunatën.

Dy kunetërit, shtetasi A.D., 39 vjeç, dhe shtetasja B.K. 34 vjeçe, sipas policisë, janë përfshirë në një sherr të madh midis tyre, e kanë përfunduar duke goditur njëri-tjetrin.

Për ngjarjen në fjalë, që ka ndodhur ditën e diel, të dy protaginistët kanë denoncuar në polici njëri-tjetrin për ushtrim dhune fizike e psikologjike.

Pas kësaj, bëhet me dije se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për të dy kunetërit, që janë dhunuar nga ana e secilit prej tyre.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, sipas ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.