Vetëplagoset me armë zjarri një person, arrestohet ai së bashku me 3 të tjerë.

Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Ahmetaj, i cili ndodhej në lokal kur qëlloi me armë zjarri dhe përfundoi duke plagosur veten.

Ngjarja ndodhi ditën e diel, në një lokal në afërsi të teatrit “Migjeni” në Shkodër. Rreth orës 20:00, policia u njoftua për një person të plagosur që kishte shkuar në spital. Hetimet sqaruan se 39-vjeçari ishte vetëplagosur në dorën e majtë. 

Për pasojë, ai përfundoi në pranga për armëmbajtje pa leje.  Së bashku me të, në pranga përfunduan edhe shtetasit Emiljano Curri 31 vjeç, Eser Bushati 20 vjeç, Artur Bandula 41 vjeç. Ata akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.