Ky është Elidon Mehmeti, i cili një natë më parë u ekzekutua për vdekje në qytetin e Vlorës.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes, në lagjen “Pavarësia”. Mehmeti ndodhej në automjetin e tij, kur u ekzekutua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.
Mbi 20 plumba mësohet se u zbrazën në drejtim të viktimës, shenjat e të cilëve dalloheshin qartë në derën e makinës së tij.
Mëngjesin e sotëm, policia ka gjetur të djegur automjetin me të cilin dyshohet se udhëtonin autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Makina e tipit “BMW” është gjetur në flakë në anë të rrugës, në Feras të Fierit.
Gjatë orëve të natës janë shoqëruar disa persona, që sipas policisë mund të kenë dijeni për krimin. Mehmeti për policinë ishte në listën e personave të dyshimtë, për trafiqe të paligjshme. Ai mësohet se është marrë me skafe dhe kjo është një prej pistave kryesore ku po hetohet.
Ekzekutorët dyshohet të jenë vrasës me pagesë.





