Pavarësisht se kanë jo pak vite mbi shpinë, nuk kanë arritur ta zgjidhin konfliktin mes tyre me fjalë, por kanë kaluar deri në përdorimin e grushteve.
Ngjarja është regjistruar një ditë më parë në qytetin bregdetar dhe ka për protagonistë shtetasit Q.B. dhe S.Sh., përkatësisht 64 dhe 75 vjeç.
Policia sqaron se dy burrat në moshë janë grushtuar para një muzeu, por pa specifikuar detaje më të hollësishme.
Të dy burrat kanë kaluar për ndjekje penale dhe akuzohen për “Dëmtime të tjera me dashje”.





