Policia e Shtetit njoftoi se ka shkarkuar nga detyra 3 zyrtarë policie në Përmet, një ditë pas gjetjes së mbi 11 tonëve kanabis sativa në njërën nga 3 ish-depot e rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit.
Gjithashtu, 4 zyrtarë të tjerë të policisë janë nën hetim disiplinor për shkelje të rregullave.
Ndërkohë, dy prej administratorëve të këtyre depove janë arrestuar, konkretisht Rustem Muçelli, 51 vjeç, dhe Eqerem Ali, 60 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë, Ismail Saliu, 61 vjeç. I ndaluar rezulton edhe kryeplaku i fshatit Pagri, Koço Zaimaj, 58 vjeç.
Droga e fshehur në depon në fjalë ishte e ambalazhuar në thasë plasmasi dhe e gatshme për t’u trafikuar. Ndalimi i shtetasve u bë pasi hetimet e provave të grumbulluara çuan në konkluzionin se ata i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë.
Droga shkarkon 3 zyrtarë policie
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vizita në Greqi, Rama: Mitsotakis ka vullnet për adresimin e çështjeve të mbartura
Sulmi me armë ku ndodhej Donald Trump! Ngjarja në të njëjtin hotel ku iu bë atentat Ronald Reagan në vitin 1981
Edmond Miha trajneri që krijoi breza dhe ide
Fundi i prillit sjell kthesë pozitive: cilat 4 shenja preken më shumë?





