Ditën e sotme Taulant Balla, ftoi publikisht liderin e opozitës Lulzim Basha, t’i bashkohet socialistëve në rrugën e shkarkimit të kreut të shtetit.

Partia Demokratike ka zgjedhur të reagojë përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i cili shprehet në Twitter se e vetmja gjë me të ciliën duhet të merren demokratët në këto momente ka të bëjë me vjedhjen dhe manipulimet zgjedhore.

“Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë” ka shkruar Bardhi.