Nga Gladiola Busulla
Durrës, 19 nëntor 2013- Ndoshta jo shumëkush ka dëgjuar për filologun e shquar nga Roma Giuseppe Catapano, i cili pas një pune të gjatë kërkimore – shkencore 40 vjeçare, realizoi një vepër kolosale në fushën e shkencave i filologjike, së cilës i vuri një titull të spikatur:
“THOT – TAT PARLAVA ALBANESE” (Thoti – Tati fliste shqip). Është hartuar në italisht dhe arbërisht. Siç kuptohet dhe nga vepra, autori për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve – shqiptarëve të lashtë.
Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë etj. Synimi kryesor i veprës është kultura ilire, vlera dhe rëndësia e saj. Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, flitet prej më shumë se 12000 vjetësh, ndërsa sipas Horald Ëhitehall-it, profesor i linguistikës anglo-gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar. Të gjithë jemi në dijeni të hieroglifeve të egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane mundtë kenë dhe domethënie shqip. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti – Tati fliste shqip". Po kush ishte THOT – i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup njeriu e me kokë ibisit, ose shqiponjës. Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili "fliste shqip", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën shqipe.
Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (messagero degli dei). Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit – Atlashit, e cila, po ashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at – baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh. Por, çfarë paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 – 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapanos, Atlasi – Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila me sa duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës. Në favor të këtij mendimi, flasin dhe rezultatet shkencore të punës shumëvjeçare të G.Catapanos, i cili, përkitazi me këtë çështje, thotë: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala iliro shqipe: borë. Sipas Thot-it, kërkimet e ndërgjegjshme apo studimi krahasues i gjuhëve të vjetra na shpien te "ESKUERA" baskisht (E – SHKUERA, që në shqipen tonë do të thotë gjuhë e shkuar – e kaluar). Me këtë nënkuptohen gjuhë si: shqipja, hititishtja, hebraishtja, arabisht- ja, arameishtja (gjuhë semite përëndimore e folur në kohën e lashtë në Siri, Mesopotami, Palestinë) dhe koptishtja – gjuhë liturgjike e të krishterëve të Egjiptit, që do të thotë gjuhë e THOTIT.
2. Kultura e lashtë e POPULLIT TË LIRË (ilir) në Egjipt ishte e vjetër, së paku 12000 vjet.
– Emri POSEIDON, emërtim i zotit të deteve i cili ishte njëkohësisht vëllai i Zeusit shpjegohet me shqipen: PO Sl – E – DON = me kuptim: shumë e dëshiron.
– Emri FARAON, me kuptim I NJERËZISHËM, poashtu rrjedh nga shqipia: FARA – JONË.
– THOTI është lajmëtar i përëndive.
– THOTi konsiderohet gjithashtu si personaliteti më i ditur, "më i urti prej të urtëve" i të gjitha kohëve më të vjetra, nga doktrina e të cilit dolën fillet e mëdha të humanizmit, sikurse RAMA, KRISHMA, MOISIU, ORFEU, PITAGORA, PLATONI, të gjithë: lajmëtarë të DRITËS SË ARDHSHME, ekzistues të përhershëm, THOTI është themelues i religjionit të DRITËS dhe i shkencave sekrete (okulte) të mistereve dhe konsiderohet shpikës i shkrimit.
Gjithahsti, ai ishte ndërtuesi i Piramidës së Madhe të Gizës, e cila gabimisht i është atribuar Keopsit. Në të përmbahet dija e tij e mençurisë antike, gjithashtu dhe dokumentat sekrete të Atlantidës së lashtë. Për rreth 16.000 vjet, ai mbretëroi racën e lashtë të Egjiptit, afërsisht nga 52.000 para Krishtit deri më 36.000 para Krishtit. Në atë kohë, raca barbare e lashtë mes të cilëve u vendos ai dhe ndjekësit e tij, u ngrit në një shkallë të lartë qytetërimi. Thoth ishte një i pavdekshëm, domethënë, ai kishte fituar mbi vdekjen. Mençuria e tij e madhe e bëri atë kreun e kolonive të ndryshme të Atlantidës, midis atyre që emigruan në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Kur erdhi koha që ai ta linte Egjiptin, ai ngriti Piramidën e Madhe ku vendosi regjistrimet e tij dhe caktoi midis më të zhvilluarve nga njerëzit e tij, roje për të ruajtur sekretet e Piramidës.
Në kohët e mëvonshme, pasardhësit e këtyre rojeve, u bënë priftërinjtë e piramidës, prej të cilëve, Thoth adhurohej si Zoti i Mençurisë. Ai u rimishërua tri herë, në të fundit njihet si Hermes, treherë-i linduri. Në këtë mishërim, ai la dorëshkrimet që nga okultistët modernë njihen si Pllakat e Smeraldta, një paraqitje e mistereve antike.





