Urojmë shumë që të jetë gënjeshtër për 1 prillin, sepse ajo ka kaq shumë probleme për momentin, sa një shtatëzani do të ishte e tepërt.
E kemi fjalën për aktoren Lindsay Lohan e cila ka shkruar në adresën e saj në Twitter: "Është zyrtare. Pres një fëmijë."
Ylli i ekranit bëhet gati të hyjë në një klinikë rehabilitimi dhe ditët e fundit është munduar ta shfrytëzojë në maksimum kohën e lirë, duke bredhur lokaleve të natës.





