6 shtator 2015 – Duket si koincidencë, por nuk është çudi që Cristiano Ronaldo të ketë ndjerë ngacmimin e një prej femrave më sexy shqiptare.

Pas mbërritjes së tij mbrëmjen e djeshme në Tiranë, aktorja Olta Gixhari postoi një foto-montazh të 30-vjeçarit duke ironizuar me femrat që çmenden pas tij. Gixhari kishte vendosur përballë njëra-tjetrës dy portrete, i pari si dukej dikur, dhe tjetri si është sot pas operacioneve plastike, fytyra e CR7.

Por, paraditen e sotme, duket se ka ardhur edhe 'reagimi' i kampionit të futbollit. Në Instagram, Cristiano ka postuar një fotomontazh ku shihet se si ka evoluar pamja e tij, nga i vogël, deri ditët e sotme dhe deri kur të plaket. 

/portali DurresLajm/