5shtator 2015 – Artjoms Rudnevs është një sulmues letonez shumë i njohur në Bundesligë, aty ku luan që prej vitit 2012 me Hamburgun, por një episod i pakëndshëm që i ka ndodhur të martën me siguri që do e bëjë të famshëm edhe më gjerë.Futbollisti 27-vjeçar pati një sherr me gruan mbrëmjen e së martës që nuk përfundoi mirë për të.

Sipas ‘Bild’, Rudnevs dhe bashkëshortja e tij me emrin Santa (E Shenjta!!!) kanë nisur një diskutim të ashpër me njëri-tjetrin në rrugë dhe papritur gruaja i është hedhur sipër dhe i ka kafshuar gjuhën. Rudnevs shkoi me urgjencë në spital, aty ku mjekët i qepën gjuhën që për pak sa nuk u këput nga sulmi i së shoqes. Lojtari u shtrua në spital me emër të rremë, por lajmi gjithsesi u përhap.

/portali DurresLajm/