5shtator 2015 – Kryeministri Edi Rama ka bërë gafë me datën e ndeshjes së kombëtares sonë me Portugalinë, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Europa 2016. Pak orë pas ndeshjes me Danimarkën, Rama ftoi tifozët që të mblidhen sërish në parkun e Kryeministrisë, jo më 7 shtator, por 8!!!
Ndjekësit e Ramës në internet kanë filluar të bëjnë ironi me këtë fakt, duke i thënë se më së shumti, me 8 ndjekin ritransmetimin. Ky është postimi i parë i Ramës, por pa asnjë reagim për ngjarjen e ndodhur në Laç, ku një deputet i partisë që ai drejton, u akuzua dhe arrestua për plagosje.
/portali DurresLajm/