5 shtator 2015 – Pas 1 jave, të shtunën e 12 shtatorit, çifti i këngëtarëve Big Basta (Gerald Xhari) e Vesa Luma do të lidhin kurorë. Fansat e tyre janë kuriozë se ku do të martohet çifti, në Prishtinë apo në Tiranë?

Në fakt, ata kanë vendosur që dasmën ta bëjnë në një vend “neutral”. Pikërisht në qytetin e Sarandës.

Ata kanë përgatitur detajet dhe tregojnë se dasma do të jetë më shumë tradicionale. Vesa Luma para disa ditësh organizoi dhe festën e beqarisë, me ritet e vjetra.

/portali DurresLajm/