2shtator 2015 – Lokali që kryeministri Rama zgjodhi sot në mëngjes për të pirë kafe me drejtoreshën e Tatimeve, Briseida Shehaj dhe drejtorin e Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, rezulton të jetë gjobitur rreth një muaj më parë.

Gjoba i është vendosur nga Ministria e Shëndetësisë pasi ky lokal tregtonte akull të ndodur.

Madje për bar “Capriccio” është kërkuar edhe pezullim aktiviteti. Vallë t’i jetë servirur edhe kryeministrit akull i ndotur apo ky lokal “ka zënë mend” pas gjobës së Ministrisë së Shëndetësisë?

Dalja e Ramës për kafe dhe kujdesi i tij për të tërhequr kuponin tatimor ishte një tjetër shoë i radhës për të treguar se ai është në ballë të aksionit për kasat fiskale. /Lapsi.al/