27gusht 2015 – Poeti Agim Doçi ka folur sot në lidhje me debatin e nxitur nga kantautori Gjergj Leka, për lidhjet e këngëtareve para viteve ’90 me njerëz të sigurimit të shtetit. I pyetur nga gazeta “Panorama”, Doçi, krijues i teksteve të shumë këngëve të festivaleve, thotë se fjalët e Lekës janë thashethemnajë.
“Po bëhet përbaltje e artistëve të asaj “kohe”, kur bëheshin këngë të vërteta të censurës dhe autocensurës. Parashqevi Simaku është ndër këngëtaret që ka marrë disa çmime dhe publiku e donte. Ka pasur dhe raste kur fituese kanë qenë këngë që nuk kishin lidhje me Partinë apo udhëheqësin.
Kemi rastin e këngës për fëmijët, me titull “E duam lumturinë”, me tekst Agim Doçi dhe muzikë Pirro Çako. Populli e donte Parashqevinë, sepse edhe ajo e respektonte publikun, duke filluar nga veshja e deri te performanca dhe interpretimi magjik. Ajo merrte duartrokitje sapo dilte në skenë, madje edhe kur këndonte këngën turke “Lejla”. Kavaja duhet të krenohet me Parashqevinë.”, thotë Doçi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/