26gusht 2015 – Sinisa Mihajlovic ka nënshkruar një fanellë me shqiponjën dykrenare. Trajneri serb i Milanit, Sinisa Mihajlovic ka treguar se nuk vuan nga nacionalizmi serb, pasi ka nënshkruar një fanellë të një tifozi shqiptar, e cila ishte me shqiponjën dykrenare.
Djaloshi shqiptar kishte dalë për të pritur trajnerin e Milanit pas stërvitjeve të djeshme, të cilit i kërkoi edhe një nënshkrim.
Ai nuk ka hezituar dhe njëjtë sikurse edhe tifozëve të tjerë ia nënshkroi fanellën edhe djaloshit shqiptar. /Express/