17gusht 2015 – Pllakos zia për artistësh. Albert Vërria, “Kapedani”, i cili u nderua me titullin “Artist i Popullit” ndërroi jetë sot si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. I lindur në Fier në vitin 1936 ai mbaroi shkollën e mesme bujqësore si zooteknik në vitet 1956 – 1959. Më pas përfundoi shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në vitin 1979, Albert Vërrisë i është dhënë titulli “Artist i Popullit”.

Emri dhe figura e tij mbeten legjendë në rolin tek filmi “Kapedani”. Të tjerë role të tij janë në: “I teti në bronz”, “Koncert në vitin 1936”, “Shtigje lufte”, “Historiali dhe kameleonët”, etj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/