16 gusht 2015 – Moti i keq shtyn shfaqjen e sotme të komedisë “Endrra e një nate vete”, e parashikuar për t’u vënë në skenë në orën 20:30 në Amfiteatrin e Durrësit.
Vetë skenaristja dhe regjisorja Driada Dervishi bëri njoftimin, duke lajmëruar artistët dhe artëdashësit për shtyrjen e shfaqjes.
“Paqëndrueshmëria e motit dhe reshjeve të shiut të parashikuara për sot e nesër, na detyrojnë që komedinë "Ëndrra e një nate vere" ta shfaqim të martën, në orën 20.30, në të njëjtin vend”, shkruan Dervishi, ndërsa shton se “ju presim të martën për të ëndërruar”.
Hyrja në shfaqje është e lirë për të gjithë adhuruesit e teatrit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/