16gusht 2015 – Duket se viti 2015 qenka i modës pa mustaqe për meshkujt. Në fillim të këtij viti u shfaq presidenti Bujar Nishani me fytyrë të rruar, duke bërë urimin për shqiptarët me pamjen e re. Këto ditë mësohet se pasi humbi bashkinë e Vlorës, socialisti Shpëtim Gjika humbi edhe mustaqet.

Në fotografitë e fundit që ai ka postuar në rrjetet sociale, ish-kryebashkiaku disavjeçar i Vlorës, duket pa mustaqe. Zgjedhja e tij vjen gati 2 muaj pasi la detyrën, pas plot 4 mandatesh. Gjika është dhe një ndër kryebashkiakët e denoncuar për abuzime në kohën kur qeveriste mazhoranca e majtë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/