14 gusht 2015 – Vizitat në Muzeun Arkeologjik dhe në Amfiteatrin antik të Durrësit nga dita e enjte kushtojnë më shtrenjtë. Ministria e Kulturës ka vendosur të rrisë me rreth 33 për qind çmimin e biletës së përbashkët.

Tashmë bileta, me të cilën mund të vizitosh dy nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit të lashtë kushton 400 lekë për vendasit ose 3 euro për të huajt, nga çmimi prej 300 lekësh për person i disa ditëve më parë.

Rritja e çmimit të biletës është arsyetuar me shpenzimet e shumta që bën muzeu për të ruajtur parametrat e një vizite normale, ndërsa reagimi i vizitorëve nuk ka qenë pozitiv. Disa të huaj janë tërhequr sot nga vizita në amfiteatër, pasi kanë mësuar për rritjen e çmimit.

Muzeu arkeologjik i Durrësit u rihap në janar të këtij viti pas rikonstruksionit të godinës që zgjati rreth 4 vjet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/