5 gusht 2015 – Keqbërësit kanë dëmtuar përsëri një nga monumentet e gladiatorëve të instaluar në shëtitoren "Taulantia". Persona të paidentifikuar kanë thyer shpatën e njërit prej gladiatorëve, vetëm një muaj pasi kishin bërë të njëjtën gjë me monumentin binjak.
Pamja e monumenteve të Skulptorit të Popullit Janaq Paço, është dhunuar sërish dhe nuk ka pasur asnjë kallëzim për dëmtimet e vazhdueshme.
Statujat e dy gladiatorëve janë krijuar nga skulptori Janaq Paço që në vitin 1974, me porosi të arkeologut të mirënjohur Vangjel Toçi. Gladiatorët me lartësi 3.6 metra secili janë instaluar në dy bazamente të veçanta, njëri prej të cilëve është lidhur me shkallaren prej betoni të ndërtuar në mesin e viteve 1970, kur u projektua ngritja e një parku të hapur arkeologjik.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/