2 gusht 2015 –  Një sherr mes dy shqiptarëve në një sallë të lojërave të fatit në Itali ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre.

Sabri Aliaj, 55 vjeç, humbi jetën pasi u godit me thikë në stomak dhe kraharor nga emigranti tjetër shqiptar, Polis Hazizi, 47 vjeç.
 
Sherri mes dy shqiptarëve ka nisur për shkak të lojës, dhe ka përfunduar më tej në përleshje me thikë. Sipas mediave italiane, 55-vjeçari kishte tentuar të mbrohej me një hekur, por nuk ka mundur t’i mbijetojë thikës së shqiptarit tjetër dhe pasi është dërguar në spital, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Alesandri, qytet në veri të Italisë.

Karabinierët arrestuan 47-vjeçarin Hazizi në apartamentin e tij, ku iu gjet edhe thika me të cilin qëlloi për vdekje bashkatdhetarin.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/