1gusht 2015 – Një i mitur gjeti vdekjen sot në Vlorë. Fëmija 12 vjeç po lahej anës bregut të detit, në vendin e quajtur “Plazhi i vjetër”. Ai mësohet se kishte pirë shumë ujë deti dhe ka mbetur pa ndjenja.

Edhe pse ka qenë në shoqërinë e së ëmës kjo e fundit nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka ofruar ndihmën e parë, por në ambientet e spitalit të Vlorës i mituri T.K. ka ndërruar jetë.

Po sot, në plazhin e Durrësit një çift pushuesish kosovarë rrezikuan mbytjen, por ndërhyri me shpejtësi roja bregdetare.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/