1 gusht 2015 – Janë të shumtë turistët që e nisin itinerarin e tyre të vizitës në monumentet e qytetit të Durrësit, duke filluar nga muret e kalasë së qytetit. Ashtu si dhe vitin e kaluar, drejtoria rajonale e kulturës kombëtare (DRKK) Durrës, ka marrë masa për pastrimin e mureve nga bimësia kacavjerrëse dhe mbeturinat. Si rezultat i një pune sistematike, të përditshme nga punonjësit e mirëmbajtjes, ka dalë në pah bukuria e monumentit të kulturës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/