30 korrik 2015 – Një debat për motive banale mes nuses dhe vjehrrit të saj në një familje të Durrësit, është agravuar deri në atë pikë, sa vjehrri 75-vjeçar ka marrë një shkop dhe ka goditur nusen e djalit me të.

Policia e Durrësit njofton se ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit Rr.H., i cili ka goditur nusen e djalit, shtetasen Y.H. 51 vjeçe.

Për vjehrrin e dhunshëm filloi procedimi penal në gjendje të lirë, i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/