29 korrik 2015 – Jose Mourinho vazhdon të jetë një thumbues i madh me deklaratat e tij, sidomos kur dikush e "ngacmon" atë. Pak ditë pasi gruaja e Rafa Benitez tha se burri i saj ka punë që të rregullojë skuadrën e Realit pas kaosit që ka lënë atje Mourinho, trajneri portugez është përgjigjur menjëherë.
“Më vjen të qesh. Burri i saj shkoi te Chelsea për të zëvendësuar Di Matteon, te Reali për të zëvendësuar Ancelottin dhe tek Inter për të më zëvendësuar mua. Ai për 6 muaj shkatërroi skuadrën më të mirë në Evropë atë kohë. Kjo zonjë duhet të merret me ushqimin e Benitezit sepse shikojeni sa është trashur ai, dhe nëse do ta bënte këtë gjë ajo do të kishte pak kohë për t’u marrë me mua”, ka thënë Mourinho.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/