29 korrik 2015 – Jeta e një vajze 19-vjeçare nga Levani i Fierit, ka përfunduar tragjikisht, pasi bashkëshorti i saj 22-vjeçar e ka shtyrë në tokë duke i shkaktuar dhe vdekjen.

E reja me inicialet F.Sh. ka qenë duke debatuar me burrin e saj Thoma Hajdini, kur ky i fundit e ka shtyrë me duar. Përplasja ka rezultuar fatale për të renë, pasi ka përplasur kokën më trotuarin duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se 19-vjeçarja kishte pësuar një hematomë në kokë.

Pas ngjarjes, policia arrestoi Thoma Hajdinin, mbi të cilin rëndon akuza e  “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/