28korrik 2015 – Pesë persona u arrestuan sot nga policia e Beratit, kur u kapën me euro, drogë dhe makina.

Vladimir Selenica, 47 vjeç, banues në Berat, Mario Selamaj, 36 vjeç, banues në Urë Vajgurore, Taro Ahmeti, 25 vjeç, banues në Berat, Shpëtim Xhoxhaj, 35 vjeç, banues në Roskovec si dhe Paqësor Selenica, 25 vjeç, banues në Berat po mbaheshin nën vëzhgim për kultivimin e drogës në fshatin Drobonik.

Kur policia ndërhyri u bllokuan 20 kg marijuanë në 6 thasë, 16.650 euro, 45.000 lekë të reja, 2 makina, si dhe 6 telefona celular. Ata u arrestuan në flagrancë në fshat ku ishte mbledhur droga.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/