25korrik 2015 – Vuçiç i Serbisë, më i gjatë apo jo se Edi Rama, të paktën për bukuri nuk ia ka marrë dot. Ai nuk është renditur fare në tabelën e liderve politikë, më të bukur në botë. Madje, Rama, sipas kualifikimit të “hottestheadsofstate”, lë pas edhe Vladimir Putinin. Në renditjen botërore, kryeministri shqiptar zë vendin e 22, ndërkohë që Obama i SHBA-së është në vendin e 14-të.
Edhe presidenti Bujar Nishani bën pjesë në këtë renditje, ndonëse në vendin e 112. Por ka edhe më keq, si psh. kryeministri serb apo ai kosovar, ashtu si dhe presidentja Atifete Jahjaga, nuk janë futur fare në klasifikim.
Në vend të parë është klasifikuar mbreti i Butanit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/