3 korrik 2015 – Është zbardhur axhenda e vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel, më 8 korrik.

Mësohet se Merkel do të vijë në Tiranë në orën 13:50, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik, dhe do të largohet në orën 18:00.

Do të takohet me kryeministrin Edi Rama në orën 14:15, ku do të dalin dhe në një konferencë të përbashkët në 15:30.

Ndërsa, me kreun e shtetit, Bujar Nishanin, Merkel do të takohet në 16:10.   

Policia do të jetë në gatishmëri të plotë, si në rastin e Papa Françeskut dhe kryeministrit Aleksandër Vuçiç, për të siguruar qetësinë dhe rendin në vend.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/