3 korrik 2015 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelën e rezultatit zgjedhor për dy bashki, atë të Durrësit dhe të Kamzës.

Në mbledhjen e paradites së sotme KQZ-ja miratoi me shtatë vota pro rezultatin për Bashkinë e Durrësit, duke shpallur fitues kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dakon.

Në vijim, u miratua edhe rezultati në Bashkinë e Kamzës, ku u zyrtarizua si fitues kandidati i djathtë, Xhelal Mziu.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/