2korrik 2015 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot kërkesën e LSI-së për rezultatin e Bashkisë së Vorës. Një ditë më parë KQZ pranoi dosjen me shkelje në listën e votuesve, e dorëzuar nga LSI, e cila kandidoi si kryebashkiak Luan Sallakun. Por, sot me 4 vota kundër dhe 3 pro nuk u pranua mosnjohja e kandidatit. Nga ana e deputetit Ylli Manjani u deklarua pas vendimit se me rëndësi është fakti se KQZ pranoi shkeljet në Vorë. Me diferencë të ngushtë votash, më 21 qershor u zgjodh kryebashkiak i Vorës, Fiqiri Ismaili i PD-së.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”