10 maj 2015– Një 20-vjeçar nga Kukësi u mbyt sot në mesditë në plazhin e Adriatikut, pranë sektorit “Apollonia”. Mësohet se viktima quhet Ismail Peposhi. Sipas policisë, i riu, bashkë me dy shokët e tij kishin marrë një pedalone dhe me të ishin nisur drejt thellësisë.

Ai është hedhur në ujë për t’u larë, por nuk dihet nëse vdekja i ka ardhur nga mbytja apo nga ndonjë problem kardiak.

Menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe  gjatë rrugës për në Spitalin e Durrësit  shtetasi i mësipërm ndërroi jetë.

Kuksiani i mbytur shënon viktimën e parë të plazhit që sapo ka nisur në Durrës.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”