28 prill 2015 – Dy shqiptarët e burgosur si të akuzuar për vrasjne e Marco Montruçoli në 2 shkurtin e shkuar në Quatrro Castella, të Reggio Emilias, u morën në pyetje sërish nga ana e grupit të hetimit. Në prezencë dhe të avokatit, Hykaj, 28 vjeç dhe Tufa, 26 vjeç, u mbrojtën duke thënë se krimin e bënë për vetëmbrojtje. Ata kanë këmbëngulur se viktima 36-vjeçar, bashkë me të vëllanë, Matteo, i kishte hyrë me dhunë në shtëpi. Pas sherrit, Marco u qëllua për vdekje me thikë. Por, sipas hetuesve, çështja mes shqiptarëve dhe italianëve dyshohet se ka qenë për një borxh droge, në vlerën e 30 mijë eurove.
Gjithashtu hetuesit thonë se, nëse do të bëhej fjalë për vetëmbrojtje, nuk kishte pse viktima të qëllohej 18 herë me thikë.
Pas përfundimit të hetimeve pritet që shqiptarët të dalin para gjykatës për krimin.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”