Numri i lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqja e shfrytëzueshme për të kanë shënuar rritje të konsiderueshme në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, në 3-mujorin dytë të këtij viti nga bashkitë e vendit janë miratuar 544 mijë metër katror për ndërtim, pothuajse dyfishi i të njëjtës periudhë të një viti më parë e cila kapte shifrën e 322 mijë metër katrorë.

Bashkia e Durrësit rënditet e dyta pas asaj të Tiranës, për sipërfaqen e dhënë për ndërtimet e reja, e cila është 77 mijë metër katrorë.

Ndërkohë Durrësi është në vendin e parë për nga numri i lejeve të miratura që janë 100 të tilla.

Sipas INSTAT-it gjatë tremujorit të dytë pushteti vendor ka dhënë 347 leje ndërtimi për ndërtesa të reja me një rritje prej 66% krahasuar me një vit më parë.