Këngëtarja kosovare e lindur në Angli, Diona Fona ka arritur një sukses të vërtetë jashtë muzikës!
Ajo është bërë imazh i markës “Fenty Beauty”, linjës kozmetike të yllit nga Barbados, Rihanna.
Pas kontaktimit nga kompania e Robyn Rihanna Fenty, këngëtarja u shfaq imazh i saj në faqet zyrtare dhe në rrjete sociale.
Fotoja e artistes 22-vjeçare është postuar në faqen zyrtare të “Fenty Beaty”, në Instagram ku numërohen 10.08 milionë ndjekës.