Reperi Kanye West postoi së  fundmi një koleksion veshjesh për nder të publikimit të albumit “Donda”, dhe me një mbishkrim në pjesë të caktuara të veshjeve ai shpalli sërish kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara.

Ai postoi në Twitter foto të koleksionit i cili është projektuar nga shtëpia e modës Balenciaga, dhe përmban: një bluzë me vitin 2024 të shkruar në të, një bluzë me një fotografi të shtëpisë së Donde West (nëna e Kanye), një fantazmë dhe një kapak. 

Çmimet variojnë nga 60 deri në 200 dollarë.