Herë pas here Klea Huta zhvillon biseda virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku nromralisht pyetjet më të shpeshta janë ato për jetën private të moderatores si dhe ato që kanë lidhje me jetën e saj si nënë.
Dikush nga ndjekësit e ka pyetur se kur do bëhet me vajzë, një pyetje që Kleas nuk i ka pëlqyer aspak.
“Ne ask mbizoteron kjo pyetje. Se kuptoj gjithe kete interes. Cdo njeri i ka zgjedhjet e lira dhe personale ne jete. Dhe si mund te beni nje pyetje kaq personale (kjo ndodh pergjithesisht ne vendet e ballkanit dhe ne shoqerite me mentalitet te ulet) qe ndoshta dike mund ta lendoje shume sepse nuk po ngelet dot shtatzene apo ka zgjedhur te mos mendoje per kete por te shijoje ate qe ka ose thjeshte nuk do”, i është përgjigjur Klea.
Klea së shpejti do t’i rikthehet ekranit ‘për të mos ikur më kurrë’, siç deklaroi disa ditë më parë.