Këngëtarja britanike Adele dukej dje në formë tejet joshëse teksa dilte dje për një darkë intime me të dashurin Rich Paul, në Los Angeles.
Ylli i hitit “Hello”, dukej tërheqëse në minifundin me kuadrate, getat e zeza dhe çizmet e larta deri në gjunjë, teksa mbante dhe një maskë të zezë mes panikut aktual të pandemisë.
33 vjeçarja mbante flokët të kapur në një bisht kali, duke lënë të dukeshin vëthët në rrathë të artë. Ndërsa i dashuri i saj i ri Paul, 39 vjeç, ishte veshur me thjesht, me xhinse, bluzë me kapuç e bluzë të bardhë poshtë.
Këngëtarja njihet për dietat rigoroze dhe besohet se ka humbur të paktën 40 kg me dietën e njohur si ‘sirtfood’.
Adele shoqërohet prej disa muajsh me Paul, përfaqësues i lojtarëve të sporteve në SHBA, mes klientëve të të cilit është dhe basketbollisti LeBron James.