Princesha e Uellsit, Lady Diana donte të transferohej në Kaliforni dhe të realizonte filma, një ngjashmëri e mrekullueshme me dëshirat e nuses së saj Meghan, ka zbuluar së fundmi një burim për “DailyMail”.
Stewart Pearce, thyen heshtjen e tij për planet e Princeshës për herë të parë dhe pikërisht në 24-vjetorin e vdekjes së saj, tha se Diana planifikoi të merrte djemtë William dhe Harry në SHBA, ndërsa romanca e saj me Dodi Fayed lulëzonte.
Stewart, i cili u miqësua me Princeshën në vitet para vdekjes së saj, thotë se Diana po zhvillonte një karrierë në Hollivud, por nuk ishte e interesuar të bëhej aktore. Ndërsa Kevin Costner i kërkoi asaj një vazhdim të mundshëm të filmit të tij të vitit 1992, “The Bodyguard”, ambiciet e saj ishin pas kamerave.
Fatkeqësisht, ëndrra e Princeshës së Uellsit u ndërpre nga aksidenti fatal me makinë më 31 gusht 1997.