Blogerja e famshme italiane, Chiara Ferragni dhe këngëtari Fedez festuan përvjetorin e tretë të martesës një ditë më parë.
Ata u martuan më 1 shtator 2018 në Noto, Siçili, dhe në kujtim të kësaj dite shumë speciale për çiftin, Fedez e surprizoi bashkëshorten e tij në mënyrën më të bukur.
Ai e ftoi blogeren për një darkë romantike në liqenin e Komos ku dhe kishte improvizuar një skenë për t’i kënduar këngën më të re kushtuar asaj.
“Sot, për të festuar 3-vjetorin tonë të martesës, ai më mori në një skenë në mes të liqenit të Komos dhe më këndoi këngën e tij të re të shkruar për mua. Të dua Fedez”, shkruan Chiara në Instagram, ku ndan këtë moment me ndjekësit.
Ata janë prindër të dy fëmijëve, Leo dhe vajzës Vittoria që erdhi në jetë pak muaj më parë.