Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku është shprehur e pikëlluar për vdekjen e reperit grek, Mad Clip.
Në një postim në Instagram, Taraku zbulon se kishte miqësi me reperin grek me të cilin kishte planifikuar një këngë.
“Kënga jonë mbeti”- shkruan ajo.
34-vjeçari ndërroi jetë në një aksident tragjik në Athinë teksa po kthehej nga një dasmë. Ai po drejtonte mjetin tip “Porsche” kur po ndiqej nga policia dhe i kaloi 4 semaforeve me të kuq për t’u përplasur me një shtyllë.