Kim Kardashian i është lutur ish-it të saj, Kanye West të hiqte “rrëfimin e tij rreth tradhtisë” nga albumi i ri, Donda, por ai “refuzoi”, tha një burim ekskluzivisht për “The Sun”.
Thuhet se Kim tani ndihet ‘e poshtëruar’ nga teksti i këngës ‘Hurricane’, ku Kanye pranon se e ka tradhuar Kim-in.
Një burim i afërt me Kim shpjegoi: “Ajo po tmerrohej sepse fëmijët e saj do i dëgjonin këto këngë, veçanërisht North.”
“North është tifozja numër 1 e babait të saj, kështu që ajo të dëgjojë një këngë ku babai i saj pranon se e ka tradhtuar të ëmën, pasi North kishte lindur tashmë..”
Por burimi tha gjithashtu se pavarsisht kësaj Kim do të vazhdojë ta mbështesë Kanye West në projektin e tij të ri deri në fund.
Tradhtia ndaj Kim
Sipas Page Six, Kanye e tradhtoi atë, teksa luftonte me varësinë ndaj alkoolit.
Një burim i brendshëm pohoi për faqen: “Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ai bëri gabim dhe duke marrë përgjegjësi për prishjen e martesës së tyre.”
Asnjë nga përfaqësuesit e Kanye nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës së “The Sun” për koment.