Aktorja Louisa Lytton dhe i fejuari i saj, Ben Bhanvra janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka dhënë aktorja nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale ku shkruan se dyshja janë të emocionuar.

Dhe pastaj u bëmë tre. Mirë se vjen në botë, ne jemi krejtësisht të pushtuar nga dashuria”, shkroi ajo në Instagram.