Një aksident i trefefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Thumanë, Krujë.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit Andi Mirdita dhe Bashkim Shira të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Deri tani nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2021, rreth orës 18:00, në Thumanë, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit A. M., dhe B. Sh., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





