Shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës, Elisabeta Mataj, ndërsa mësohet se është kallëzuar për ndjekje penale nga drejtuesit e Postës Shqiptare, pas një kontrolli të ushtruar në filialin e Durrësit për abuzime.

Njoftimi për kontrollin në filialin e Durrësit është dhënë nga vetë Posta Shqiptare, e cila ka deklaruar se janë konstatuar parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave dhe se, pas kësaj, ka marrë masat e menjëhershme administrative ndaj punonjësve përgjegjës, si dhe e ka referuar rastin në prokurori, duke depozituar kallëzim penal.

Mataj u emërua në krye të Postës së Durrësit më 27 tetor 2025.

Ndërkohë, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe drejtuesja e financës, Valbona Hoti Duni.