Emocione dhe spektakël ofron 90-minutëshi mes Partizanit e Teutës në “Elbasan Arena”, teksa rrebeshi i shiut që shoqëroi gjithë ndeshjen, në fund “përmbyti” durrsakët, të cilët kryesonin deri në minutën e 90’, por dolën pa pikë.
“Të kuqtë” e Ilir Dajës ia dolën të realizojnë një përmbysje spektakolare, duke shënuar në minutën e 90’ me penallti me Junior dhe në të 96-ën me Carënm, që vulosi fitoren e dytë sezonale për kryeqytetasit.
Ishte Teuta që kaloi e para në avantazh më Pepi Gjorgiev në minutën e 26-të të takimit.
Në të dytën, të kuqtë u hodhën në sulm për të gjetur barazimin, por erdhi vetëm në minutën e 90-të nga një penallti e shndërruar në gol nga Zhunior.
Më herët, Aleksi dhe Albion Marku lanë lojtarët me 10 lojtarë pas një përplasje. Përmbysja e çmendur erdhi në minutën e 96-të ku Tedi Cara pas një veprimi të bukur mposhti Pano Qirkon duke i dhuruar 3 pikë Partizanit.
Sfida u luajt deri në minutën e 100-të, por rezultati nuk ndryshoi.
Nuk mungoi as tensioni në fushë, me dy skuadrat që e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë, ndërsa në fund feston Partizani, që merr fitoren e dytë sezonale dhe Teuta zhytet në krizë, pasi nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit.
Dramë në “Elbasan Arena”, Partizani përmbys Teutën në minutën e 96-të
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përfundon Kuvendi Kombëtar i PD/ Mbyllet procesi i votimit, kutitë nisen drejt selisë blu
Ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Sterling, shkatërron Lamborghinin nën efektin e drogës dhe përfundon në burg
“Çfarë nuk kanë thënë për familjen time e fëmijët e mi”, Rama: S’do më dëgjoni kurrë t’u përgjigjem…
Një klinikë e re mjekësore & estetike hap dyert në Durrës





