Këtë mbrëmje, kryebashkiaku Elton Arbana, në një festë të organizuar me fëmijët, ndezi dritat e pemës në qendër të Shijakut.
Sheshi qendror i qytetit u gjallërua edhe më tepër nga atmosfera e krijuar nga fëmijët me repertorin e këngëve festive.
Arbana thonë në statusin e tij në rrjetin social “Facebook” se “fëmijët e Shijakut kanë nevojë për të festuar, pas ditëve sfiduese që kemi kaluar të gjithë bashkë”.
Ai shton se “viti 2022 do të jetë më i bukur me përfundimin e rindërtimit dhe punëve të nisura në qytet”.
Postimi i plotë:
🎄 U ndezën dritat e pemës! 🎅🏼
✨ Sheshi qëndror në Shijak sot u bë më i bukur se kurrë, me dritat plot ngjyra të pemës që na japin atmosferën e festave.
👨👩👧👦 Fëmijët e Shijakut kanë nevojë për të festuar, pas ditëve sfiduese që kemi kaluar të gjithë bashkë, sepse viti 2022 do të jetë më i bukur me përfundimin e rindërtimit dhe punëve të nisura në qytet.
🤝 Së bashku, për të ardhmen e Shijakut!













